Të fundit

“Qendër e spiunazhit” brenda stacionit të Policisë në Prishtinë, nisin hetimet

Policia e Kosovës ka nisur bastisjet në një pjesë të ndërtesës së Policisë së Kosovës në qendër të Prishtinës.

Në një pjesë të objektit të Policisë së Kosovës, dyshohet se ka funksionuar një “OJQ”, e cila thuhet se merrej me spiunazh.

Objekti është vënë re nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ai i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, që sot kanë zhvilluar një vizitë në stacionin policor, raporton “IndeksOnline”, transmeton Paparaci.

Sipas raportimit, ajo pjesë ishte e uzurpuar dhe kohë pas kohë përdorej edhe si ordinancë mjekësore ku janë kontrolluar shtetas serb, kryesisht të moshuar.

Policia e Kosovës tashmë ka nisur hetimet.

Paparaci do t’iu mbajë të informuar lidhur me ngjarjen.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci