Të fundit

KDI: Sinjalizuesit duhet të mbrohen, jo të persekutohen

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se po i përcjell me shqetësim zhvillimet e fundit në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

KDI-ja përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur përmes raportimeve është kuptuar se sinjalizuesi publik Ermal Kutllovci, i përfshirë në zbulimin e skandalit lidhur me rezervat shtetërore, është përballur me masa disiplinore – largim nga puna, me arsyetimin se ka shkelur detyrat dhe përgjegjësit brenda institucionit.

“Kutllovci, duke shërbyer si zyrtar përgjegjës për cilësinë e naftës dhe produkteve të naftës në Departamentin e Rezervave Shtetërore në MINT ka treguar se në vazhdimësi ka raportuar tek eprorët e tij, përfshirë edhe ministren në detyrë, mbi shkeljet dhe parregullsitë sa i përket furnizimit me rezerva shtetërore. Duke marrë për bazë interesin e lartë publik në lidhje me rastin e keqpërdorimeve me rezerva shtetërore për të cilat janë duke u zhvilluar hetime nga organet përkatëse, është thelbësore që MINT të demonstrojë se vendimi për shkarkimin e Kutllovcit është i bazuar vetëm në shkelje disiplinore dhe nuk vjen si një përgjigje ndëshkuese ndaj aktivitetit të tij si sinjalizues”, thuhet në njoftim.

KDI-ja ka bërë thirrje që masat e tilla ndëshkuese të mos shqiptohen nga institucionet ndaj punonjësve që sinjalizojnë mbi keqpërdorimet dhe parregullsitë në vendin e punës, e aq më pak kur të njëjtit raportojnë mbi çështje që prekin interesin publik.

“Sinjalizuesit në Kosovë kanë mbrojtje të garantuar me ligji nga çdo veprim i dëmshëm që vjen si pasojë e sinjalizimit. Analiza e fundit e KDI-së e publikuar në dhjetor të 2023, ‘(Mos)zbatimi i ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve në sektorin ekzekutiv’ shpërfaqë që institucionet e qeverisë në përgjithësi nuk ofrojnë infrastrukturë fizike të përshtatshme që do të inkurajonte punëtorët e sektorit publik të sinjalizonjë mbi keqbërjet. Kjo ka qenë një ndër shkaqet kryesore që rastet e sinjalizimit të brendshëm nëpër disa ministri të jenë minimale ose inekzistente”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci