Të fundit

Njoftim “i tmerrshëm” nga Gjermania: A po mbyllet një nga klubet më të mëdha të futbollit?

Shtatë herë kampioni i Gjermanisë, Schalke, si njëri prej klubeve më të mëdha në Gjermani rrezikon të mbyllet.

Prestigjiozja gjermane “Sky Sport”, ka publikuar sot një analizë të gjerë që ka shqetësuar edhe më shumë tifozët e Rudarit nga Gelsenkirchen. Mbyllja e klubit është rezultat real i situatës katastrofike në të cilën “ra” klubi nga keqmenaxhimi dhe gabimet e viteve të fundit.

Schalke është në ndarjen e vendeve që të çon në nivelin e tretë të futbollit gjerman dhe mbahet mbi vijën e rënies vetëm me golavalencë.

Mirëpo, Sky thekson se lojtarët e Schalkes nuk sillen sikur e kuptojnë se është në rrezik ekzistenca e klubit, ndaj sipas asaj që po tregojnë sot në fushë janë favoritët kryesorë për rënie.

Sky shton se Schalke nuk mund të shmangë mbylljen në këtë situatë nëse bie nga liga.

Vendosja në ligën e tretë të futbollit gjerman do të nënkuptonte edhe kyç në bravë për shtatë herë kampionin e Gjermanisë, sepse kjo gazetë e respektuar zbuloi se Schalke nuk mund të marrë licencë për ligën e tretë.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci