Të fundit

“Natën shikoj hije”, Banorja e BBVA-së thotë se është pushtuar nga magjia e zezë

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 3, gjërat kanë marrë një kthesë të papritur kur banorja Erjola Doçi shpërtheu në lot, duke zbuluar një ndjenjë të thellë ankthi që e ka përcjellë prej disa kohësh.

Me një rrëfim të ndjerë dhe të sinqertë, Erjola ka tronditur banorët dhe shikuesit me deklaratën se mendon se mund të jetë nën ndikimin e magjisë së zezë.

Ndërsa lotët e saj rrjedhin pa ndërprerje, banorja tjetër e shtëpisë, Ilnisa Agolli, ka zgjedhur të ndërhyjë me kryerjen e një rituali fetar. Ajo ka kryer një ritual që synon të sjellë qetësi dhe mbështetje për Erjolën, në përpjekje për të lehtësuar ankthin që po përjeton bukuroshja.

Debatet në rrjet janë të ndezura, disa sugjerojnë se gjithçka është një lojë e Vëllait të Madh për të shtuar dramën, ndërsa të tjerë janë të shqetësuar nëse kjo është pasqyrë e një çështjeje më serioze që mund të prekë këdo.

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci