Të fundit

Është përsëri ai, Depay e shpëton Atleticon në minutat e fundit

Atletico Madrid ka marrë tre pikë tjera në xhiron e 22-të të La Ligas, falë golit të Memphis Depay në minutat e fundit të takimit.

Atletico shënoi fitore ndaj Rayo Vallecano me rezultat 2:1, për të vazhduar ndjekjen e Real Madridit e Gironas.

Vendasit kaluan të parët në epërsi, me mbrojtësin Reinildo që shënoi në minutën e 35-të për Atleticon.

Rayo Vallecano barazoi shifrat para përfundimit të pjesës së parë falë golit të Alvaro Garcia, ndërsa vendasit patën vështirësi për të gjetur golin e fitores.

10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt Depay shënoi golin e epërsisë, por goli u anulua pas rishikimit të VAR-it.

Sikurse xhiron e kaluar edhe këtë radhë Depay e Atletico nuk u dorëzuan dhe shënuan fitore në fundin e takimit.

29-vjeçari realizoi golin e fitores në minutat e fundit të takimit falë asisitmit të Griezmann.

Xhiron e ardhshme, Atletico do të udhëtojë drejt Brenabeut ku do të përballet me rivalët e përjetshëm, Real Madridin.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci