Të fundit

“Pyes veten a kam qenë vërtetë i dashuruar”, Olsi tregon arsyen e ndarjes nga Egli

Olsi Bylyku, në një rrëfim për ish-partneren e tij nga shtëpia e “Big Brother VIP”, u shpreh se marrëdhënia që krijoi mund të ketë qenë e nxituar.

Teksa bisedonte me Elvisin dhe Albin, aktori tha se mund të ketë pasur një pëlqim të fortë, por nuk është i sigurt nëse ka qenë i dashuruar me Eglin.

“Unë kam pasur një familje shumë të edukuar nga kjo pjesë. Që nga momenti i parë që i kam thënë do të ndërtoj një familje, më kanë thënë që nëse e vendos… E vetmja gjë që jam pishman me prindërit e mi është kjo gjë, marrëdhënia që nuk arrita ta kem me sukses. Se në karrierë jam munduar të jem korrekt, edhe nga ana e moralit… por pjesa e marrëdhënies ishte e vetmja gjë që familja ime thoshte me shaka që nëse hyn gocë këtu, nuk del më.

I kam kërkuar edhe falje, kam thënë që jam nxituar, por edhe unë doja të njihja veten. Këtë fushë nuk është se e kemi provuar disa herë. Unë isha me idenë që kjo është partnerja ime. Por ndoshta edhe ne vetë duhet të njihnim veten para se të merrnim një vendim, sepse ndodhi shumë shpejt, ndoshta nga dëshira, nga momenti. Sot them me vete a kam qenë i dashuruar apo nuk kam qenë i dashuruar, ndoshta ka qenë deri diku pëlqim i fortë, por jo ajo dashuria”.

Video nga Paradoks

Pajisja që u gjet në veturën e gazetarit Kajtazi

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci