Të fundit

Personeli i ndaluar i OJQ-së serbe lirohet pas 10 orëve

Pas bastisjes së lokaleve të OJQ-së “Qendra për Paqe dhe Tolerancë Prishtinë”, për të cilat lokale portali serb “kosovoonline”, pretendon se “janë shfrytëzuar si klinikë për serbët që jetojnë në Prishtinë”, Inspektorati shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës ka vendosur pezullimin e përkohshëm të funksionimit të klinikës.

“Personeli mjekësor i cili punon në këtë klinikë dhe i cili u dje pasdite u dërgua në ndërtesën e Policisë, u lirua nga pak para mesnate, pas 10 orësh ndalim”, raporton “kosovonline”.

Në derën e klinikës mbrëmë është vendosur njoftimi se aktiviteti, pra puna e “klinikës” është pezulluar përkohësisht, transmeton Paparaci.

Në njoftim thuhet se vendimi është marrë nga Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, me paralajmërim se heqja e njoftimit do të përbënte vepër penale.

Në momentin e bastisjes në këto lokale ka qenë edhe personeli mjekësor serb, të cilët më pas janë dërguar në stacionin policor, në ndërtesën e së cilët janë këto lokale të kësaj “klinike”.

Para ndërtesës ishte edhe një autoambulancë me shenja BG, e cila është dërguar në parkingun e MPB-së./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci