Të fundit

“S’kam patur vullnet të jetoj”, Arta Kabashi rrëfen periudhën e vështirë të jetës

Këngëtarja kosovare, Arta Kabashi ka vetëm pak kohë që është bërë pjesë e shtëpisë së ‘Big Brother Vip Albania 3’ ku ka arritur të fitoj zemrat e publikut.

Arta është mjaft aktive më debatet në shtëpi, ku nuk kursehet aspak ndaj banorëve të shtëpisë.

Ajo së fundmi në një bisedë me disa banorë në oborrin e shtëpisë ka folur për një periudhë të vështirë emocionale.

Këngëtarja tregon se dikur nuk ka pasur vullnet të jetojë, por që më pas ka kërkuar për lumturinë dhe se tani ndodhet në një vend të qetë.

“S’kam pasur vullnet të jetoja. Edhe kam thënë në rregull, dua të jem e lumtur. Thjesht dua të gjej një mënyrë se si të jem e lumtur. Mund të tingëlloi klishe, por ia kam dalë. E kam kuptuar që rrethanat nuk kanë të bëjnë asgjë me lumturinë tënde, gjithçka është në mendje dhe shpirt. Nuk duhet me prit për askënd që me iu rregullu rrethanat në jetë dhe me thënë në rregull. Tani jam e lumtur”, u shpreh ajo.

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci