Të fundit

Ministri Peci kërkon asistencën e Policisë, do të mbyll sot pompën e derivateve

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural sot do të marrë një aksion për lirimin e hapësirës publike në zonën Industriale që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën.

Kjo hapësirë ishte shfrytëzuar nga një biznes privat që shërbente si pompë e derivateve dhe kishte kontratë qiramarrëse nga viti 2018.

Lirimi i kësaj hapësire bujqësore do të bëhet bazuar në një paralajmërim që Ministria e Bujqësisë i kishte bërë biznesit ‘Pompa e Derivateve Patroni’ në tetor, si dhe në dhjetor të vitit të kaluar.

“Ekzekutimi i vendimit do të bëhet nga personat dhe organet kompetente të autorizuara të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe me asistimin e Policisë dhe Drejtorisë së Inspektimeve të Komunës së Prishtinës”, thuhet në vendimin të cilin e ka publikuar Gazeta 10, transmeton Paparaci.

Aksioni për lirimin e kësaj hapësirë publike do të nisë sot nga ora 12:00.

 

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci