Të fundit

Bëhet virale video që zbulon se Arbër Hajdari merr informata nga regjia përmes orës inteligjente

Në rrjetet sociale është bërë virale një video e vjetër e ish-regjisorit të Big Brother VIP Albania, Eduart Grishaj, e cila po shkakton debat tek ndjekësit e këtij reality-show.

Video e cila është regjistruar vitin e kaluar në emisionin “Fan Club” të vitit të kaluar, ka ngjallur interes të ri-dëgjuar pas komenteve të opinionistit Arbër Hajdari në edicionin e sivjetmë të Big Brother VIP Albania.

Në këtë intervistë, moderatorja Megi Pojani e kishte pyetur Grishajn nëse ishte e vërtetë që Arbri përdor kufje dhe merr instruksione nga regjia gjatë emisionit.

Ndërsa Eduart Grishaj e mohoi ekzistencën e kufjeve, ai zbuloi se Arbri përdor një orë inteligjente nga e cila, sipas tij, regjia i dërgon informata dhe udhëzime.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci