Të fundit

Ministri Peci rrënon sot pompën e derivateve, reagon pronari

Pronari i kompanisë së derivateve “Patroni SH.P.K”, Driton Morina e ka quajtur diskriminues vendimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për rrënimin e biznesit të tij, aksioni për të cilin do të nis sot nga ora 12:00.

Morina në një prononcim për Paparacin thotë se vendimi i ministrit Faton Peci është diskriminues sepse sipas tij, “kanë qenë tri biznese aty dhe dy po largohemi prej pronave por një po mbetet”.

Ai tregon se lënda është dërguar në gjykatë dhe janë në pritje të vendimit final.

“Ne e kemi dërguar lëndën në gjykatë për shkak të kontratës. Në kontratë ka shkruar që kohëzgjatja është pesë vite por që ne kemi të drejtë të investojmë për restorant, për market etj. që i bie se na lejohej shuma të mëdha investimi. Tash ne po e presim gjykatën”, ka thënë ai.

“Është vendim i ministrit, tash ka ardh ministri i ri dhe e ka sjell këte vendim. Po thotë që dëshiron aty të ndërtoje pronë, por po diskriminohemi sepse kanë qenë tri biznese aty dhe dy po largohemi prej pronave por një po mbetet”, është shprehur Morina për Paparacin.

Kujtojmë se lirimi i kësaj hapësire bujqësore do të bëhet bazuar në një paralajmërim që Ministria e Bujqësisë i kishte bërë biznesit ‘Pompa e Derivateve Patroni’ në tetor, si dhe në dhjetor të vitit të kaluar.

“Ekzekutimi i vendimit do të bëhet nga personat dhe organet kompetente të autorizuara të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe me asistimin e Policisë dhe Drejtorisë së Inspektimeve të Komunës së Prishtinës”, thuhet në vendimin për rrënimin e pompës së derivateve.

Ministri Peci kërkon asistencën e Policisë, do të shembë sot pompën e derivateve

 

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci