Të fundit

​Shpenzimet komunale, Aliu: Kemi kursyer dhe shpenzuar 96 për qind të buxhetit

Në mbledhjen e mbajtur të Kuvendit komunal të Shtimes, kryetari i kësaj komune, Qemajl Aliu ka deklaruar se qeverisja e tij ka realizuar 96% të buxhetit të vitit 2023.

Ai theksoi se pika kryesore e kësaj qeverisje është kursimi i buxhetit komunal.

Aliu, derisa ka përmendur organizimin e aktiviteteve komunale, promovimin e librave dhe pritjen e shumë mysafirëve ne komunën e Shtimes, ai tha se i gjithë buxheti i shpenzuar është i arsyeshëm.

“Qytetarët e Shtimes duhet të dinë se 96% me u realizuar brenda një viti do të thotë shumë. Është një punë kolosale dhe një qeverisje e suksesshme. Edhe më shumë 91.28% e investimeve kapitale diçka që gjendet rrallë në komunat e Kosovës, ndërsa në komunën e Shtimes nuk ka ndodhur asnjëherë dhe falë një efikasiteti të tillë, për të gjithë qytetarët e Shtimes jemi ndër 11 komunat në pesë vendet e para që e fitojmë grandin e performancës. 02:18 Po ashtu edhe raportimi dhe transparenca në të cilën ne si komunë e Shtimes jemi top, jemi 100%. Kjo tregon qeverisje të mirë, transparentë të dinjitetshme dhe ligjore, ashtu siç jemi zotuar para qytetarëve të Shtimes. Po ndalem te shpenzimet, kemi shpenzime, normal jemi njerëz, kemi pikat e forta dhe të dobëta. Një nga pikat e mia të forta dhe të qeverisjes tonë si ekip është kursimi i buxhetit, këtu u përmend shifra 7,200 euro le të dinë qytetarët e Shtimes që kjo shifër me 102 punëtorë në administratë dhe me delegacione gjatë 12 muajve të vitit janë komplet të arsyeshme. Ne kemi prit shumë delegacione nga jashtë, shumë ministra, zëvendësministra, ambasadorë, kemi pas delegacionin e deputetëve gjermanë në pranverë që kanë qëndruar tre ditë dhe kanë qenë mysafirë të komunës Shtimes. Qytetarët e komunës së Shtimes mund të gjykojnë vet që nëse janë 7200 euro shpenzime me të gjitha këto aktivitet janë të arsyeshme”, theksoi Aliu.

Aliu potencoi se qeverisja aktuale në krahasim me qeverisjen e kaluar buxhetin komunal po e shpenzon tre herë më pak për një vit.

Po ashtu, Aliu përmendi shpenzimet e drekave, udhëtimeve, karburanteve dhe tha se në shumë raste vet ai dhe ekipi i tij nuk i marrin as mëditjet.

“Vetëm në vitin 2018 në dreka zyrtare janë shpenzuar nga qeverisja e kaluar 22, 970 euro, këto janë shifra zyrtare për ata që akuzuan për 7, 200 euro. Nëse përkthehet në shifra 7, 200 euro shumëzuar me tre nuk arrin shumën 22, 900 euro. Kaq sa kanë shpenzuar këta për një vit ne shpenzojmë në këtë dinamikë për tre vite. Aq shumë i kushtojmë rëndësi taksave dhe qytetarëve të komunës Shtimes. Shtoj faktin që edhe për furnizimin me ushqim dhe pije i kanë edhe 23,350 euro në këtë raport. Në total i kanë shpenzuar 65,000 euro në dreka dhe darka për një vit. Kur e gjykon qytetari i Shtimes e dinë se çfarë qeverisje dhe sa të kujdesshëm jemi në menaxhimin e taksave. Sa i përket karburanteve ne këtu kemi thënë që 36,000 euro karburante, në këtë raport në vitin 2018 janë shpenzuar 64,000 euro karburante dhe çmimi karburanteve në shifra zyrtare. Kur e mendoni që çmimi i naftës ka qenë një euro tani ka arritur prej 1,30 cent deri në 1,60 cent e kuptoni që këta kanë shpenzuar tre herë më shumë, gjashtë vite më herët. Reduktimi i shpenzimeve në tre herë më pak është një vlerë. Unë bashkë me qeverisjen time jemi shumë krenarë që i kemi reduktuar shpenzimet në tre herë më pak”, tha Aliu.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci