Të fundit

Krasniqi paralajmëron investime 3 milionë euro në ndërtimin e shtëpive në veri

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka bërë te ditur se shumë shpejtë do të hapet thirrja e re në  vlerë prej 3 milion euro për ndërtimin e shtëpive të reja në veri të vendit.

Krasniqi theksoi se të gjithë do të kthehen në shtëpitë e tyre sepse sipas tij, kjo është e drejtë elementare.

Derisa ka publikuar edhe një video në Facebook ku shihet bashkë me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla duke parë punimet nga afër.

“Të gjithë do të kthehen në shtëpitë e tyre sepse kjo është e drejtë elementare dhe këtë do ta garantojë Qeveria e Republikës së Kosovës. Shumë shpejtë do të hapim thirrjen e re në vlerë prej 3 milion euro për ndërtimin e shtëpive të reja. Kërcënimet nuk na trembin”, tha Krasniqi.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme Krasniqi publikoi disa fotografi ku shiheshin grafite me simbole nacionaliste serbe në shtëpitë e sapondërtuara të shqiptarëve.

Ministri tha se grafitet dëshmojnë mendësinë e strukturave kriminale.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci