Të fundit

Sërish grevë, punëtorët teknikë të disa shkollave në Prishtinë bojkotojnë punën

Shumë shkolla në Prishtinë nga e hëna do të mbesin pa shërbime nga punëtorët teknikë.

Të gjithë punonjësit e këtij sektori do të hynë në grevë për shkak të pagave të ulëta, ka njoftuar sot kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.

Azemi ka thënë se faktori i vetëm që i ka dërguar punonjësit të marrin një hap të tillë janë pagat, pasi ata paguhen vetëm 250 euro ndërsa kolegët e tyre në sektorin publik paguhen 390 euro.

“Diferenca është shumë e madhe”, thuhet në shpalljen e grevës nga një punonjëse teknike në një shkollë të Prishtinës, të cilën e ka publikuar Azemi.

Azemi e ka ftuar Komunën e Prishtinës që të gjejë punëtorë të tjerë për shërbimet teknike të shkollave.

“Këta më nuk do t’i kthehen punës me këto paga”, ka thënë Azemi. “Vendim i të gjithë punëtorëve në mënyrë unanime”.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci