Të fundit

Komuna e Shtimes subvencionon nënat lehona për fëmijët e lindur në këtë vit

Në mbledhjen e fundit të Kuvenit të Komunës së Shtimes, ndër të tjera është votuar edhe Propozim-Vendimi për ndarjen e subvencioneve për nënat lehona për fëmijët e lindur në vitin 2024.

Qemajl Aliu, kryetar i Komunës së Shtimes bëri të ditur se që tani e tutje, çdo çifti që u lind fëmija i parë do t’i përfitojnë 100 euro shtesë, për fëmijën e dytë 150 euro, për të tretin 200, ndërsa për binjakët 500, e trenjakët 1.000 euro.

“Pasi e kemi iniciuar për herë të parë në Komunën e Shtimes praktikën e mbështetjes së nënave lehona, jam i lumtur që u votua në kuvend propozimi ynë për rritjen dhe përshkallëzimin e vlerës së përkrahjes financiare”, tha Aliu, duke shtuar se qeverisja e mirë po dëshmohet në përditshmëri me masat ndihmuese për të gjitha kategoritë shoqërore, kësisoj duke ndikuar drejtpërsëdrejti në ngritjen e mirëqenies për të gjitha familjet në komunën Shtimes.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci