Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka marrë aktvendim për të filluar hetimet si dhe ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurit A.P., i cili dyshohet për trafikim me njerëz.
Në komunikatën e prokurorisë thuhet se A.P., ka marrë pjesë në trafikimin me njerëz me anë të kanosjes, përdorimit të forcës, maltretimit fizik dhe psiqik, në mënyrë që të përfitojë nga e dëmtuara A.V.
“Sipas kërkesës së Prokurorisë, i pandehuri A.P., merr pjesë në trafikimin me njerëz me
anë të kanosjes, përdorimit të forcës, mënyrës së përfitimit përmes punës së detyruar
dhe veprime të tjera të dhunshme, kontrolluese të përcjella me maltretimin fizik dhe
psikik me qëllim shfrytëzimi për përfitim ndaj të dëmtuarës A.V.”, thuhet në komunikatë.