Të fundit

“WTF?!” – Gani Jakupi me gjuhë fyese ndaj zëdhënësit të BE-së

Konsulenti i jashtëm i Ambasadës së Kosovës në Bruksel, Gani Jakupi, i ka reaguar zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, pasi ky i fundit në një konferencë për media ka thënë se vendimi BQK-së për rregulloren e re duhej të jetë proces i negociatave në Bruksel

Jakupi, ndonëse konsulent i Ambasadës së Kosovës në Bruksel i ka reaguar zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, me gjuhë të papërshtatshme duke përdorur shkurtesën “WTF”.

“WTF?! Që kur sistemi i brendshëm bankar i një shteti sovran duhet të respektojë një “zgjidhje të negociuar” në një subjekt të huaj?”, ka shkruar Jakupi.

Ai madje thotë se kjo qasje, sipas tij “koloniale” s’është asgjë e re, dhe shpreh frikën e tij se “po del jashtë kontrolli”.

“Qasja koloniale nuk është asgjë e re, por ja që po i del pak nga kontrolli, kam frikë…”, ka shkruar tutje.

Gani Jakupi për periudhën 1 vjeçare që do të shërbej si konsulent i jashtëm do të paguhet 7 mijë e 500 euro për çdo muaj nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci