Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv, me të cilën bisedoi mbi raportet ndërmjet dy vendeve që sot shënojnë trevjetorin e vendosjes së tyre dhe vullnetin e dyanshëm për thellimin e mëtejmë të tyre sidomos në fushën e ekonomisë.
Në këtë drejtim, Kurti dhe Ziv diskutuan rreth mundësisë për organizimin e një Forumi Ekonomik që do të shërbente si mundësi për të promovuar bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë për të investuar në Kosovë.
Kurti u shpreh mirënjohës për vendimin e shtetit të Izraelit për të liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës në vazhdën e lajmeve dhe zhvillimeve pozitive në këtë fillimvit.
Ai gjithashtu i shprehu ngushëllime ambasadores Ziv për viktimat e sulmeve nga Hamas teksa theksoi mbështetjen e Qeverisë për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, dhe uroi që së shpejti do të mund të arrihet një armëpushim i qëndrueshëm i përhershëm.