Të fundit

Kurti reagon përsëri për ndalimin e dinarit: Vendimmarrja e institucioneve të pavarura s’mund të negociohet nga politikanët

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për rregullimin e valutës zyrtare, e përjashtimin e dinarit serb, nuk mund të jetë çështje negocimi nga politikanët.

Në një deklaratë për mediat të enjten në mesditë, Kurti ka thënë se çfarëdo ankese a vërejtje për këtë çështje “do të adresohet me seriozitetin më të lartë e shpejtësinë më të madhe”.

“Banka qendrore e Kosovës është institucion i pavarur. S’munden politikanët t’i mbivendosen institucionit të pavarur sepse asisoj e humbim karakterin e republikës demokratike. Duhet të përpiqemi që gjithçka të shkojë mirë qetë, në paqe, e siguri. Por kushtetutshmëria, ligjshmëria dhe vendimmarrja e institucioneve të pavarura s’mund të negociohet nga politikanët”, ka thënë Kurti pas homazheve te kompleksi memorial i Ylfete dhe Mentor Humollit.

Sa i përket çështjes që kjo rregullore të kalojë në fazë tranzitore dhe të mos nisin ndëshkimet nga dita e parë, Kurti ka thënë se kjo tashmë ka nisur që nga dhjetori.

“Me sa di unë, gjithçka ka shkuar në rregull dhe pikërisht përgatitjet e suksesshme për zbatimin e rregullores së BQK-së, kanë alarmuar Beogradin zyrtar dhe ata u përpoqën të përhapin panik nëpërmjet një fushate që trumbetohej nga kreu i shtetit atje”, ka thënë ai.

Të enjten ka hyrë në fuqi rregullorja që përcakton se të gjitha pagesat në Kosovë duhet të bëhen në euro. Rregullorja hyri në fuqi pavarësisht kërkesave të ndërkombëtarëve për shtyrjen e zbatimit të saj dhe për negocim.

Pas deklaratës së Kurtit, të enjten ka reaguar edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier. Ai ka thënë se SHBA-ja druan se vendimi mund të nxisë tensione të reja në veri./KOHA

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci