Dy gra, një 74-vjeçare dhe një 54-vjeçare, janë gjetur të vdekura në banesën e tyre në Korçë të enjten, kanë raportuar mediat në Shqipëri. Trupat e tyre u gjetën pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, pasi të dyja gratë kishin humbur kontaktet me familjarët që nga e diela.
Sipas raportimeve, ato janë nënë e bijë. Vajza dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e sulmit në zemër, ndërsa nëna që ishte e paralizuar ka vdekur pas së bijës.
Është raportuar se zjarrfikësit kanë ndërhyrë pas kërkesës së familjarëve që jetonin jashtë shtetit.
Deri tash s’është raportuar për dyshime për ngjarje kriminale.
Pritet që të bëhet ekspertiza mjekoligjore.