Të fundit

Afera “Brezovica”: Shpallet aktgjykimi ndaj biznesmenit Arian Idrizaj

Gjatë ditës së sotme, të akuzuarit për rastin “Brezovica 1” Blerim Imeri, Naser Kelmendi dhe Arian Idrizaj, janë dënuar me 65 mijë euro për veprën penale “Ndotja, degradimi dhe shkatërrimi i mjedisit”.

Njëri nga të dënuarit, Arian Idrizaj është biznesmeni nga Prishtina, pronar i kompanisë private “N.Sh, Rezonanca”.

Sipas marrëveshjes me prokurorinë, Idrizaj është dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë muajve, por ky dënim me pëlqimin e të akuzuarit u zëvendësua në dënim me gjobë në shumë prej 5 mijë euro, si dhe dënim me gjobë në shumë prej 10 mijë euro, në afat prej 30 ditësh.

Poashtu, pronari i Rezonancës, është i obliguar që të bëjë kompensimin e dënim për drejtorinë e Parkut Ndërkombëtar Sharri, në shumë prej 10 mijë euro, të gjitha këto në afat prej 30 ditësh nga pranimi i marrëveshjes për pranim fajësie.

Gjykatësi i çështjes ka bërë të ditur se të akuzuarit, më datë 30 dhe 31 janar të këtij viti, kanë arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

Arian Idrizaj akuzohet se nga fundi i vitit 2010, në zonë turistike të Parkut Kombëtar “Sharri” në Brezovicë, ka degraduar mjedisin duke rrezikuar pasuritë e mbrojtura natyrore, në atë mënyrë që si person i autorizuar i investitorit UMSH “Rezonanca” në Prishtinë, në ngastrën kadastrale numër 6382/2 ZK Shtërpcë, e cila gjendet në zonën e tretë të Parkut, përmes firmës ndërtimore PRO ARK, ka filluar ndërtimin e objektit afarist, duke vazhduar me aneks ndërtimin në vitin 2011 si dhe mbindërtimin në vitin 2014, duke ndërtuar objektin shumëkatësh 2B+P+4+NK, pa pëlqimin e MMPH-së për vlerësimin e ndikimit një mjedis dhe vlerësimin strategjik mjedisor, duke dëmtuar drunjtë dhe tokën, në kundërshtim me planin hapësinor të Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit.

Në vitin 2022, Idrizaj ishte arrestuar e më pas ishte liruar pasi kishte pranuar bashkëpunimin me Prokurorinë e Shtetit, kishte raportuar Paparaci.

Ai ishte një nga tetë të arrestuarit që dyshoheshin për dhënië ryshfeti për ndërtimet ilegale në Parkun Kombëtar të Sharrit.

Në atë kohë ishin kryer edhe kontrolle në disa objekte dhe si prova ishin gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, disa fletore me shënime, tri armë, një karikator me 5 fishekë të kalibrit 7.65mm, tre fishekë të kalibrit 6.35mm, 20 fishekë të kalibrit 7.62mm, një kompjuter, një veturë X6, pesë telefona e një orë dore.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci