Të fundit

Ish-zëvendëskryeministri i Shqipërisë: SPAK nuk më akuzon për inceneratorët

Ish-zëvendëskryeministri në Shqipëri, Arben Ahmetaj, gjatë një interviste në Syritv, ka treguar se nuk është nën hetime nga SPAK për aferën e inceneratorëve.

Gjatë intervistes ai ka treguar edhe marrëdhënien me Mirel Mërtirin dhe njohjen me të.

Ahmetaj është shprehur se çështja e inceneratorëve u fokusua fillimisht tek Elbasani dhe Fieri, dhe se kjo është e faktuar me letra.

Ai ka shtuar se pas nëntë muajsh nuk i besonin për shkak të zellit të kryeministrit për të bërë prokurorin ndaj meje, ose për ta hequr nga të gjitha funksionet politike.

“Unë do të kursehem ta quaj afera e inceneratorëve, për një sekondë dhe do të them se, çështja e inceneratorëve u fokusua fillimisht tek Elbasani dhe Fieri, tek procedurat. Unë e kam deklaruar përpara shqiptarëve. Është e faktuar me letra. Mbase para 9 muajsh nuk më besonin, për arsye të emocionit, arsye të goditjes mediatike të paguar nga inceneratorët, për arsye të zellit të kryeministrit për të bërë prokurorin dhe gjykatësin ndaj meje, apo për të më zhveshur nga të gjitha funksionet politike, nuk po them qeveritare, të merituara”, është shprehur ai.

Tutje, ai ka shtuar se në çështjen e inceneratorit të Elbasanit nuk ka pasur asnjë rol.

“Nuk jam përfshirë tek Elbasani dhe Fieri, në gjykimin e Elbasanit dhe Fieri. SPAK siç e dini sot ka një dosje me dyshime. Një dosje prej 320 faqesh, që z. Peka unë do t’i kthehem momentit të kërkesës së imunitetit”, ka shtuar ai.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci