Zëvendëskryeministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se të premtën do të mbajë konferencë për media.
Në njoftimin e tij, Durmishi është shprehur se gjatë konferencës do të paraqesë të gjitha të gjeturat dhe keqpërdorimet flagrante në njësitë për patentë shoferë.
“Dua t’ju njoftoj se nesër, më datë 02.02.2024 (e Premte), do të mbaj konferencë për media në të cilën do t’ju paraqes të gjitha të gjeturat dhe keqpërdorimet flagrante në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës”, ka shkruar ai.
Konferenca do të mbahet tek Njësia për Patentë Shoferë, tek stacioni i autobusëve në Prishtinë, duke filluar nga ora 13:00.