Të fundit

Ura e “askujt”, zona që nuk po kontrollohet nga askush në veri

Një zonë kufitare në veriun e Kosovës nuk po patrullohet fare ose pak nga policia

Dukagjini ka vizituar këtë vend që prej Bërnjakut lakohet në Vitkovicë të Serbisë, dhe aty nuk po patrullonte askush, kurse veturat kalonin lirshëm pa i penguar askush.

Kjo rrugë është në anën e majtë të Liqenit të Ujmanit.

Harta në internet tregon ndarjen kufirare në mes Kosovës dhe Serbisë që një pjesë është edhe në mes të Ujmanit.

E këtu liqenin e ndan edhe kjo urë e cila një pjesë është në territorin e Kosovës dhe tjetra në territorin e Serbisë.

Ndonëse nuk është pikë kufitare, këtu po lëvizin vetura të cilat nuk i kontrollon askush.

Derisa Policia e Kosovës dhe doganierët po hasin shpesh në kufi mjete transportuese me mallra kontrabanduese, në këtë urë lidhëse të të dyja shteteve po kalojnë edhe kamionë, duke mos e pasur rrugën e lirshme pasi aty nuk po patrullon as Policia e as KFOR-i.

Ndërsa burimet brenda policisë i kane treguar televizionit qe urdhërat për të patrulluar në keto zona janë të rralla.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci