Të fundit

Arrestohet zyrtari i ATK-së në veri, në veturë iu gjetën barna me banderolë të Serbisë

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se është arrestuar një person për keqpërdorim të detyrës zyrtare, i cili është zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës, pas një informacioni që e kanë marrë nga njësir policore e Stacionit Policor në Zveçan.

Në komunikatë thuhet se patrulla policore në magjistralen Mitrovicë – Leposaviq, tek ura e Bistricës në një pikë kontroll ka ndalur veturën me targa zyrtare, pronë e Administrata Tatimore të Kosovës të cilën e drejtonte L.P., zyrtar në ATK, dhe në makinë ishte edhe dhe T.J., poashtu zyrtar në ATK.

Gjatë kontrollit të veturës në fjalë, në bagazh janë gjetur sasi e barnave të ndryshme me banderola të Serbisë, për të cilat nuk posedonin dokumente.

Tutje, policia ka treguar se është krijuar dyshimi se L.P., dyshohet se ka kryer veprën penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘kontrabande i mallrave’.

Të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me prokurorin kompetent të PPTH-
Mitrovicë, ku i dyshuarit L.P. pas intervistës në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Ndërsa pasagjeri T.J. pas intervistës me urdhër të prokurorit është liruar.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci