Të fundit

Probleme për Batatinën pa filluar stinori pranveror, lëndohet ylli i Llapit

Sulmuesi i Llapit, Valmir Veliu ka pësuar një lëndim të rëndë në gju që pritet ta mbajë atë larg fushave për një kohë të gjatë.

Veliu është lënduar gjatë fazës përgatitore, ndërsa ditë më parë ka kryer edhe ndërhyrje kirurgjikale.

Lajmin për lëndimin e Veliut e ka bërë të ditur klubi llapjan.

“Sulmuesi ynë, Valmir Veliu e ka përfunduar me sukses intervenimin kirurgjik në gjurin e këmbës së djathtë në spitalin “Royal Medical” nga Dr. Qerim Kida. Lëndimi i Veliut ndodhi në fazën përgatitore në Antalya gjatë seancave stërvitore, ku pas kthimit në Kosovë ai iu nënshtrua kontrollave mjekësore. Aty u konstatua se Veliu ka pësuar rupturë të ligamentit ACL dhe që nuk do mund t’i shpëtonte dot operimit”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Veliu ishte rikthyer këtë sezon te Llapi pas periudhës së shkurtër në Turqi.

Për zëvendësimin e Veliut, Llapi ka bërë disa përforcime gjatë merkatos së janarit.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci