Të fundit

SHBA-ja sanksionon katër izraelitët e parë për dhunën në Bregun Perëndimor

Departamenti amerikan i Shtetit ka lajmëruar sanksionet e para me urdhrin ekzekutiv që i bënë cak ata që kryejnë akte dhune në Bregun Perëndimor.

Sanksionet – të cilat bllokojnë asetet financiare dhe i ndalojnë të futen në SHBA – targetuan katër shtetas izraelitë, raportoi CNN.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se “Izraeli duhet të bëjë më shumë për ta ndaluar dhunën kundër civilëve në Bregun Perëndimor dhe t’i mbajë përgjegjës ata që e bëjnë këtë”.

Departamenti i Shtetit ka thënë se personat e akuzuar për inicim apo udhëheqje trazirash, vënie të zjarrit ndërtesave e automjeteve, sulmim të civilëve e dëmtim të pronës, do të sanksionohen.

Sanksionet i bllokojnë transaksionet financiare të personave në SHBA dhe ua ndalon amerikanëve t’i financojnë ata.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, përmes një deklarate ka thënë se sanksionet nuk ishin të nevojshme.

Afër 500,000 kolonë hebrenj jetojnë tani në Bregun Perëndimor, duke shkelur në tokën që palestinezët bashkë me komunitetin ndërkombëtar e shohin si territor për një shtet palestinez në të ardhmen. Ndërsa në zonat përreth këtyre vendbanimeve ka pasur gjithmonë dhunë, situata është përkeqësuar muajt e fundit.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci