Lojtarët e Real Madridit festuan një fitore të vlefshme 2:0 ndaj Getafes në kuadër të xhiros së 20-të të La Ligës spanjolle, por një veprim skandaloz i Jude Bellingham mori të gjithë vëmendjen.
Domethënë, kamerat kapën detajin kur anglezi e quajti “përdhunues” ish-lojtarin e Manchester Unitedit pas një dueli me të.
Pas fishkëllimës së fundit, Cadena SER raporton se Getafe u kërkoi delegatëve të La Ligës që shkeljen e Bellinghamit ta përfshinin në raportin zyrtar të ndeshjes, gjë që më pas mund të hapë një hetim për incidentin.
Bellingham, nëse akuzohet dhe shpallet fajtor nga La Liga, mund të përballet me një pezullim të mundshëm, megjithëse ende nuk dihet nëse do të fillojë procedura.
JUDE BELLINGHAM literally called MASON GREENWOOD a RAp!st
This is very unprofessional ❌❌❌ pic.twitter.com/2McfEO3apP— Krusz UTD (@kruszmartins) February 2, 2024
Greenwood u transferua në Spanjë në merkaton e verës pasi Manchester United kreu një hetim të brendshëm dhe arriti në përfundimin se 22-vjeçari duhet të ringjallë karrierën e tij diku tjetër.
Greenwood u pezullua nga Manchester United më 30 janar 2022 dhe u lirua nga të gjitha akuzat në shkurt 2023 pasi një dëshmitar kyç i prokurorisë u tërhoq nga akuzat.