Të fundit

Banka Popullore e Serbisë: Ne jemi kompetent të vendosim cila valutë duhet të përdoret në Kosovë

Pas deklaratave të fundit të përfaqësuesve të Kosovës, është lajmëruar edhe Banka Popullore e Serbisë (BPS), e cila në një deklaratë për gazetën serbe “Danas” ka thënë se nuk bëhet fjalë për marrëveshje mes dy bankave, por se kjo duhet të zgjidhet brenda dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Nga BPS kanë pretenduar se “e vetmja mënyrë e mundshme është insistimi në formatin politik të bisedimeve dhe se nuk mund të bëhet fjalë për marrëveshje ndërmjet Bankës Qendrore të Kosovës dhe Bankës Popullore të Serbisë, por se çështja duhet të zgjidhet ekskluzivisht në kuadër të dialogut në nivelin ekzistues”, transmeton Paparaci.

Në BPS pretendojnë se “institucionet e Kosovës nuk janë të autorizuara të shpallin euron, apo ndonjë valutë tjetër të huaj, si valutë të vetme të lejuar”.

“Po ashtu, euro nuk mund të jetë mjet ligjor i pagesës në Kosovë, pasi që Banka Popullore e Serbisë është institucioni i vetëm kompetent emetues që është i autorizuar të vendosë për përdorimin e dinarit në tërë territorin e Serbisë, pra edhe në Kosovë”, pretendojnë në Bankën Popullore të Serbisë.

Ata gjithashtu pretendojnë se “për momentin, përveç dinarit, në Kosovë nuk ka asnjë valutë tjetër të vendosur zyrtarisht”.

“Euro nuk mund të emetohet apo të futet si valutë nga vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe nuk plotësojnë “kriteret e Mastrihtit” për të hyrë në eurozonë”, pretendojnë në BPS.

Ata “kërkojnë” që pa vonesë të shfuqizohen “masat diskriminuese, ilegale dhe të papara të ndërmarra nga, siç theksojnë, “Institucionet e Përkohshme në Prishtinë” për të mundësuar transportin dhe shpërndarjen pa probleme të dinarëve dhe për të parandaluar mohimin e kushteve elementare të jetesës për pakicën serbe në Kosovës”./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Intervistë ekskluzive: Valdet Zekaj rrëfen në detaje ngjarjen e Kumanovës

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci