Të fundit

Messi hyri në lojë me rezultatin 6:0, sheiku e provokoi nga tribuna

Lionel Messi përjetoi një nga poshtërimet më të mëdha në karrierën e tij mbrëmë në Riad, teksa Inter Miami i tij u mund 6:0 nga Al-Nassr.

Messi e nisi ndeshjen në pankinë, dhe në fund të ndeshjes trajneri Gerardo Martino bëri atë që shumë e konsideruan si një lëvizje të panevojshme dhe e hodhi Messin në fushë në vend të Leonardo Campanas.

Po luhej minuta e 84-të, rezultati ishte tashmë 6:0 dhe Messi vendosi të provokojë një sheik që ndodhej në zonën VIP të stadiumit Kingdom Arena.

 

Është sheiku Abdul Muhsen, i cili kur u shfaq nga afër pasi Messi hyri në lojë, po gjestikulonte me duar dhe tregonte numrin 6.

Rastësisht, sheiku është një punëtor i Oborrit Mbretëror Saudit. Udhëheq me një agjenci shtetërore.

Kujtojmë, ndeshja e mbrëmshme mes Inter Miami dhe Al-Nassr duhej të ishte “vallja e fundit” e Messit dhe Ronaldos, por spektakli dështoi për shkak të dëmtimit të portugezit, i cili nuk ishte pjesë e skuadrës nga Arabia Saudite, ndërsa Messi e nisi ndeshjen nga pankina.

Golashënuesit për Al-Nassr ishin Talisca (3x), Otavio, Laporte dhe Maran.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci