Të fundit

Dinari u ndalua, serbët të hutuar e presidenti hesht: “Sigurisht që dihej, është një shfaqje tjetër”

Serbët e Kosovës kanë shumë pyetje. Kështu redaktorja e portalit Kossev, Tanja Llazareviq, e pyet presidentin – a është negociuar tashmë për këtë në Bruksel, sepse punonjësve në institucionet shtetërore serbe u është sugjeruar që llogaritë e tyre t’i transferojnë me kohë në Kursimoren e Postës serbe. Asnjë përgjigje nga presidenti deri më sot.

Heshtja e presidentit, i cili çdo ditë i adresohet popullit, ndonjëherë disa herë në ditë, pikërisht në kohën kur euro po bëhet valuta e vetme në Kosovë. Pas takimit me ambasadorët e KUINT-it, gjithçka përfundoi në një fjali, që “çdo fjalë formale do të ishte e tepërt”. Me ambasadoren gjermane dje para gazetarëve nuk pat asnjë fjalë për Kosovën, sepse duket se është e panevojshme që serbëve nga Kosova t’u sqarohet situata e re, shkruan N1.

“Këto janë ditë të vështira për serbët në Kosovë. Tashmë një vit, çdo ditë më kthehet kujtimi në vitin 1999. Ky është projekti i njohjes dalëngadalë të Kosovës nga doktrina perëndimore për Kosovën – hap pas hapi, i themeluar qysh në vitin 1999. Kjo ndoshta duhet të jetë pjesë e detyrave të përditshme që do të harrohen në një grumbull betoni”, ka thënë gazetarja e portalit Kossev, Tatjana Llazareviq, transmeton Paparaci.

“Tani kjo me dinar nuk do thotë asgjë tjetër veç se Kosova po punon në atë që ta fshijë Serbinë në mënyrë institucionale në çdo mënyrë të mundshme”, ka deklaruar Ana Marija Ivkoviq, gazetare në “Radio Kontakt Plus”.

Përveç heqjes së dinarit dhe vozitjes nëpër Serbi me targa të Kosovës, autoritetet e Kosovës po mburren me faktin se tani në veri të Kosovës paguhet rryma, se policia e Kosovës ka armë të gjata dhe gjithashtu është miratuar blerja e raketave anti-tank “Javelin”. A ka Beogradi me çfarë të mburret?

“Është një spastrim etnik i heshtur. Dihej padyshim që kjo është edhe një shfaqje për të satën herë. Shfaqje në të cilën mashtrohen qytetarët nga njëra dhe tjetra anë e Ibrit si dhe qytetarët e Serbisë. Serbia dhe Kosova dhe komuniteti ndërkombëtar tashmë kanë vendosur role në këtë shfaqje”, thotë gazetari Millivoje Mihajlloviq.

Në mes të kësaj ecurie, 85 mijë serbë, të ardhurat e të cilëve vijnë nga Serbia, u gjendën në telashe.

“Qytetarët të cilët dëshirojnë të marrin apo që marrin çfarëdo lloj mjetesh në dinarë do të duhet të hapin llogari devizore. Është më e shtrenjtë, do të paguajnë konvertimin në euro, por që nga ky moment, organet e Kosovës do të kontrollojnë, të paktën do të përpiqen të kontrollojnë rrjedhën e dinarëve”, ka thënë profesori i ekonomisë, Goran Radosavleviq.

Serbët e Kosovës të hutuar nga zhvillimi i situatës dhe heqja e dinarit, nuk e dinë se çfarë po ndodh. Mirëpo është informuar ambasadori rus.

“E informova ambasadorin Botsan Kharchenko për veprimin e fundit të njëanshëm të Prishtinës, të drejtuar qartë kundër popullit serb në Kosovë dhe Metohi, si dhe për pasojat e mundshme të këtij akti të papërgjegjshëm të regjimit të Kurtit”, ka shkruar presidenti i serb në profilin e tij në Instagram.

Derisa serbët në veri po pyesin nëse dhe kur dinari do të hyjë në histori, gazetarja e N1 ka kontrolluar se si po rrjedh periudha e përshtatjes.

“Banka e Kursimeve Postare nuk ka licencë. Mund të presim që herën tjetër gazetari juaj të bëjë një foto para një bankomati, kur policia vjen për ta hequr bankomatin”, thotë gazetari Millivoje Mihajlloviq.

Banka Popullore e Serbisë ka thënë se nuk bëhet fjalë për marrëveshjen me Bankën Qendrore të Kosovës. Kjo çështje, thonë ata, duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të cilin nuk e mbajmë mend se kur është mbajtur për herë të fundit, përfundon shkrimin N1./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci