Të fundit

Bastiset komuna paralele serbe në Pejë, hiqet flamuri i Serbisë

Policia e Kosovës ka bastisur sot objektin e të ashtuquajturit Autoritet i Përkohshëm i Komunës së Pejës, që ndodhet në fshatin Gorazhdevc të Pejës.

Nga kjo ndërtesë, në të cilën ushtrohej veprimtari ilegale, është hequr flamuri i Republikës së Serbisë, shkruan portali lokal serb Kosovo-Online.

Një gazetar i Radio Gorazhdevcit, Milliq Petroviq, ka thënë se është hequr edhe flamuri i Republikës së Serbisë.

“Nuk kemi informacione se çfarë po ndodh brenda. E hoqën flamurin e Serbisë që ishte në hyrje”, ka thënë Petroviq.

Sipas Petroviqit, Policia ka konfiskuar veturën dhe pajisjet e ekipit të Radio Gorazhdecit.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci