Të fundit

Vitia: Së shpejti do të nisim me ligjin e ri për sigurime shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi premtoi se së shpejti do të nisin edhe me ligjin e ri për sigurime shëndetësorë. Gjithashtu ka thënë se ligji për ndalimin e duhanit, ligji për inspektorat ligji për barna janë në finalizim.

Ministria Vitia gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi ka përmendur disa të arriturat që kanë shënuar gjatë vitit 2023. Vitia ka thënë se kanë zvogëluar pritjet në disa klinika, ku përmendi edhe Klinikën e Radiologjisë.

“Në Ortopedi kemi bërë renovim të sallave, do të blihen edhe aparatura të reja, e proteza të ndryshme. Po punohet edhe në spitalet tjera. Në Klinikën e Kardiologjisë ka pasur rekord të ndërhyrjeve, kjo po zgjerohet edhe në Prizren, Po ashtu, në Kirurgjinë Vaskulare po investojmë në salla, çdo investim në salla, rrit volumin e punës”, ka theksuar ministri.

Ministri Vitia ka thënë se janë bërë investime edhe në Klinikën e Neurokirurgjisë.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci