Të fundit

Vendimi për dinarin, BBC: Qeveria e Kosovës ka treguar pak gatishmëri për t’i dëgjuar aleatët

Mediumi britanik BBC i ka kushtuar një artikull të veçantë vendimit të Bankës Qëndrore të Kosovës që parasheh që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa, duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb.

Mediumi britanik BBC i ka kushtuar një artikull të veçantë vendimit të Bankës Qëndrore të Kosovës që parasheh që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa, duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb.

Sipas këtij mediumi, ky vendim ka shkaktuar shqetësim tek partnerët ndërkombëtarë.

“Autoritetet e Kosovës po ecin përpara me një politikë që e bën euron monedhën e vetme të pranueshme, edhe pse disa zona ende përdorin dinarët serbë. Ky veprim ka shkaktuar shqetësim tek partnerët ndërkombëtarë të Kosovës. BE, ShBA dhe Mbretërinë e Bashkuar janë të shqetësuara se kjo mund të rrisë tensionet në komunat me shumicë serbe. Pasi u vu nën presion, qeveria e Kosovës tha se “nuk do të zbatonte menjëherë masat ndëshkuese” nëse njerëzit vazhdojnë të përdorin dinarin”, fillon shkrimi i BBC-së.

Tutje, aty thuhet se serbët nuk kanë pasur njohur paraprake për planin e autoriteteve kosovare për të parrandaluar përdorimin e dinarit.

“Përdorimi i dinarit pasqyron faktin se shumica e popullsisë në katër komunat veriore të Kosovës janë serbë dhe shumë prej tyre punojnë në institucione të cilat ende financohen nga qeveria e Beogradit. Kjo do të thotë se pagat e tyre paguhen në dinarë. E njëjta gjë vlen edhe për pensionet dhe përfitimet sociale që u paguhen serbëve që jetojnë në Kosovë, të cilët janë shumicë në gjithsej 10 komuna. Ata kanë pasur pak njoftim për planin e autoriteteve për të ndaluar përdorimin e dinarit. Banka qendrore e bëri njoftimin vetëm në mes të janarit, duke mos lënë kohë për t’u përshtatur”, vazhdon shkrimi.

BE thotë se është “e shqetësuar për pasojat që mund të ketë ky vendim në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës”. Ajo kritikoi gjithashtu “mungesën e konsultimeve paraprake” dhe paralajmëron se politika për përdorim vetëm të euros mund të ketë “ndikim në shkolla dhe spitale, duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave në këtë moment”. ShBA dhe Britania e Madhe kanë shprehur shqetësime të ngjashme.

Sipas BBC, Qeveria e Kosovës ka treguar pak gatishmëri për t’i dëgjuar shtetet mbështetëse të vendit.

“Por qeveria në Prishtinë ka treguar pak prirje për të dëgjuar përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës. Në fakt, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi argumenton se rregulloret e reja nuk përbëjnë një ndalim të monedhës pasi ajo “nuk ishte e lejuar në Kosovë as më parë”. Në vend të kësaj, politika synon “të mbrojë konsumatorët dhe sistemin e pagesave në Kosovë”, thotë ai.

Mediumi gjithashtu tha se BE po përpiqet ta bind kryeministrin Kurti të zbutet dhe se BE-ja po tenton ta ushtrojë ndikimin e vet në kohën kur bisedimet e normalizimit mes Beogradit dhe Prishtinës pothuajse kanë ngecur plotësisht.

“Për momentin, përkundër ndalimit, njerëzit në Mitrovicën e Veriut ende përdorin dinarë dhe madje mund t’i tërheqin ata nga makinat e parave të Bankës së Kursimeve Postare. Por për serbët e Kosovës, situata e monedhës shton një ndjenjë në rritje të pasigurisë”, thuhet në fund të shkrimit.

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci