Të fundit

Vendimi i BQK-së për dinarin, Tahiri: Është dashur koordinim më i mirë me ShBA-në

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se në mbledhjen e kryesisë së kuvendit është caktuar që seanca e radhës të mbahet të enjten.

Po ashtu është vendosur edhe për agjendën e kësaj seance.

Ndër të tjera Tahiri u pyet për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për heqjen e valutës së dinarit.

Ai tha se nuk duhet fokusohet vetëm te dinari, por te një koordinim më të mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi që sipas Tahirit me ardhjen e qeverisë së tanishme në pushtet është prishur ajo qasje.

“Nuk mund të kufizohemi thjeshtë në çështjen e dinarit në këtë rast, mendoj se duhet parë një fotografi më e plotë, sepse për herë të parë me këtë qeveri ka ndryshuar edhe qasja e koordinimit me aleatët tanë pra me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne edhe shtrirjen e sovranitetit në veri edhe integrimin e institucioneve, edhe mbajtjen e zgjedhje të rregullta, edhe zgjidhjen e kryetarëve të komunave legjitim nga qytetarët serb që ka ndodhur për herë të parë në 2017 e kemi bërë pikërisht në koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo që mendoj që duhej të ndodhte është thjeshtë një koordinim dhe një angazhim më i mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë proces”, tha Tahiri.

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci