Të fundit

Durmishi: Dyshime për ndërmarrje kriminale në pajisje me patentë-shoferë

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se MMPHI-ja ka dorëzuar një dosje në Prokurorinë Themelore në Pejë mbi dyshimet për ndërmarrje kriminale me pajisje me patentë-shoferë.

Durmishi, tha sot se Ministria ka gjetur dëshmi të cilat dëshmojnë për një ndërmarrje të dyshimtë kriminale.

Ai tha se dallaveret më të mëdha dyshohet se janë kryer në Njësinë për Patentë-Shoferë në Pejë.

“Që nga 1 janari i vitit 2022 kemi filluar me e-testimin dhe tani e-testimi realizohet në të gjitha kategoritë dhe në të gjitha gjuhët. Për herë të parë, Ministria jonë e ka bërë edhe doracakun për patent-shoferë. Përkundër punës tonë të vazhdueshme, keqbërësit gjejnë forma, metoda të ndryshme që të korruptojnë sistemin dhe pajisja me patentë-shoferë të bëhet me kundërshtim me ligjin”, tha ai.

“Pajisja me patentë-shoferë përmes metodave korruptive, është krim, sepse ata shoferë edhe sot që po flasim ndodhen në komunikacion dhe rrezikojnë vetën dhe jetën e të tjerëve”, u shpreh Durmishi.

“Nga ajo që kemi gjetur deri më tani dyshimet tona kanë të bëjnë për një ndërmarrje të gjerë kriminale, e cila mbetet të vërtetohet nga organet e drejtësisë. Dyshimet tona kanë filluar nga informatat e shumta të cilat na i dërgonin qytetarët”, ka thënë Durmishi.

Gjithashtu, ai paralajmëroi se të gjitha patentë shoferët që janë marrë kundërligjshëm do të konfiskohen.

“Ne kemi dërguar raportin në Prokurorinë e Pejës janë qindra raste, unë informata më shumë nuk mund të jap, pasi janë në proces të hetimit. Janë me emra, mbiemra, kur janë paraqitur provimet. Ka rënë 10 herë në Prishtinë, dhe ka shkuar e ka dhënë provimin me të parën në Pejë”, deklaroi ai.

Durmishi theksoi se këtu bëhet fjalë për ndërmarrje të gjerë kriminale, ku janë të përfshirë shumë njerëz. Zëvendësministri ka thënë se ka dyshime për përfshirje të ekzaminierëve, zyrtarëve të Ministrisë, pronarëve të auto-shkollave etj.

“Është çështje e prokurorisë, policisë, dhe gjykatës ta trajtojnë me seriozitet këtë. Ndërsa, ne si institucion do të ndërmarrim masa. Janë të përfshirë zyrtarë të autoshkollave, ekzaminer, dhe zyrtarë të ministrisë”.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci