Të fundit

Stabilizohet gjendja e 23 vjeçares që u lëndua nga rënia e kulmit në Prishtinë

23-vjeçarja e cila u lëndua nga rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës më 18 janar, po vazhdon ende trajtimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ajo aktualisht është në gjendjen stabile dhe se po trajtohet.

Shefi i Mjekimit Intensiv në QKUK, Shaqir Uka, tha se gjendja e pacientes është stabile dhe se është larguar nga aparaturat, por që duhet ende t’i vazhdohet mjekimi në kujdes intensiv.

“Vajza po vazhdon të qëndrojë dhe të merr trajtimin mjekësor edhe më tutje në Shërbimin Intensiv Qendror. Sa i përket parametrave vital, gjendja është relativisht stabile, ne kemi arritur që ta largojmë nga aparatura mjekësore, por ajo edhe më tutje ka nevojë të qëndrojë dhe të jetë e monitoruar në shërbimin klinik intensiv”, tha Uka për Sinjalin. Kujtojmë se deri tani dy persona janë arrestuar lidhur me rënien e çatisë së ndërtesës së Komunës së Prishtinës.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci