Të fundit

KE: Nuk dënojmë faktin që Kosova e ndalon dinarin, por nevojitet kohë për përshtatje

Komisioni Evropian ka bërë apel që zbatimi i dekretit të Bankës Qendrore të Kosovës të ketë një periudhë tranzicioni.

Zëdhënësi kryesor i Komisionit Evropian Eric Mamer ka thënë se KE absolutisht nuk e dënon faktin që Kosova përdor euron dhe se e miraton dekretin e Bankës Qendrore të Kosovës për valutë dhe transaksione bankare, por se duhet të lihet një kohë për përshtatje.

“Ne nuk e dënuam faktin që Kosova përdor euron. Absolutisht jo. Ne nuk e dënuam faktin që duan të miratojnë rregulloren se cila valutë përdoret në Kosovë. Komenti ynë i referohet faktit se ky vendim është marrë i përshpejtuar. Sepse në këtë moment keni njerëz, keni institucione, duke përfshirë shkollat ​​dhe spitalet që punojnë në korniza të ndryshme dhe marrin mbështetje financiare nga Serbia. Ata kanë nevojë për kohë për t’u përshtatur. Pra, ajo që po themi është se në ditët e fundit ia kemi përcjellë Kosovës se ishte e qartë që në fillim se rregullorja që do të miratojë Banka Qendrore e Kosovë do të ndikojë në këtë mbështetje financiare që serbët e Kosovës marrin nga Serbia”, ka thënë zëdhënësi i KE-së, Eric Mamer, transmeton Paparaci.

Ai ka shtuar se zgjidhja e kësaj çështjeje praktike duhet gjetur në kontekstin e dialogut.

Po ashtu, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, përgjegjës për politikën e jashtme, ka përsëritur se reagimet e institucioneve evropiane nuk kanë të bëjnë me përdorimin e euros, por me mënyrën se si është miratuar rregullorja e BQK-së.

“Reagimet tona nuk kanë të bëjnë me euron apo eurozonën, por me mënyrën se si është miratuar kjo rregullore dhe ndikimi dhe rreziqet që ajo mbart”, ka thënë zëdhënësi Stano.​/Paparaci.com

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci