Të fundit

Lejohet udhëtimi i tifozëve në ndeshjet e Kupës së Kosovës

Nga 13 deri më 17 shkurt në palestrën e sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë do të zhvillohet “Final 8” e Kupës së Kosovës në basketboll.

Tetë ekipet e elitës së basketbollit kosovar do të luftojnë për njërin nga trofetë më të rëndësishëm në basketbollin vendor.

Me këtë rast, në një konferencë për media, ka folur sekretarja e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku. Ajo ka thënë se këto ndeshje do të zhvillohen me praninë e tifozëve të të gjitha ekipeve.

“Unë po besoj që ndoshta po bëhen më shumë se 9 vjet ose 10 që po kthehet organizimi i Final 8, në atë kohë ka qenë Final 4 në Gjakovë dhe po besoj që për këto katër ditë sa do të jetë prej 13 deri më 17 do të kemi rast që të kemi rast të kënaqemi basketboll cilësor por edhe me atmosferë festive pasi që e dimë që më 17 shkurt do ta festojmë është pavarësinë, është dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Sa i përket tifozëve unë dua ta jap një informatë që ka të bëjë me organizimin e tyre. Ekipet kundërshtare do t’i kenë tifozët e tyre të pranishëm në palestra të ndarë në dy tribuna anash. Ne jemi duke bërë përpjekje maksimale së bashku me Komunën e Gjakovës, KB Vëllaznimin, Policinë e Kosovës dhe të gjitha organet tjera që janë të përfshira në çështjet e sigurisë që sa i përket sigurisë për këto ditë 13,14,16,17 dhe 17 të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm dhe të mos kemi asnjë incident të mundshëm”, tha Dushku.

Ndërsa, anëtari i bordit të KB Vëllaznimit, Jeton Bakalli deklaroi se kjo është një ngjarje shumë e rëndësi për Kb Vëllaznimin dhe se presin një organizim sa më të mirë të këtij kompeticioni.

“Është një ngjarje e cila na ka motivuar si kryesi e klubit edhe në bazë të përvojës që kemi pasur me organizimin e ndeshjeve ku në asnjë ndeshje nuk kemi pasur asnjë incident më të voglin dhe ajo ka qenë arsyeja që ne sot këtu ta marrim përsipër organizimin e Final 8”, theksoi Bakalli.

Në lidhje me çmimin e biletave, Bakalli bëri të ditur se ato do të dalin në shitje nga dita e hënë.

“Rreth çmimit të biletave besoj në koordinim me federatën besoj nga e hëna do të ketë komunikim zyrtar, sa i përket tribunave do të jenë të ndara për tifozeritë në dy tribunat anësore që do të jenë spektator të të gjitha qyteteve që do të jenë prezent. Për siguri, përveç policisë së Kosovës jemi duke u angazhuar në çdo nivel edhe me sigurime private që nëse është e mundshme të mos e kemi asnjë incident më të voglin”, tha Bakalli.

Ndryshe, në Final 8 të Kupës së Kosovës marrin pjesë Prishtina, Ylli, Bashkimi, Prizreni, Trepça, Vëllaznimi dhe Istogu, ndërsa ndeshjet finale zhvillohen më 17 shkurt./KP

Video nga Paradoks

Ekskluzive: E-maile, vendime, dëshmi që implikojnë direkt Rozeta Hajdarin në skandalin e Rezervave Shtetërore

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci