Të fundit

​Operacioni “Sundimi i ligjit”, arrestohen katër persona në kërkim

Policia e Shtetit ka arrestuar sot në Tiranë katër shtetas të shpallur në kërkim.

Arrestimi i D. T., 37-vjeç, banues në Tiranë, ka ardhur pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Fshehja e të ardhurave”;

Ndërsa A. M., 34-vjeç, banues në Tiranë, është i dënuar me dy muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

A. Gj., 25-vjeç, banues në Tiranë, ka qenë i dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe L. M., 25-vjeç, banues në Kamëz, ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci