Të fundit

Distria fiton medaljen e artë në Paris

Për herë të tretë, Distria Krasniqi ka fituar garën më prestigjioze të xhudos, Grand Slamin e Parisit.

Të premten, Distria e mbrojti titullin e kampiones në kategorinë deri 52 kg.

Në finale, para një numri të konsiderueshëm shikuesish, Distria e mposht britaniken Chelsie Giles.

Ndaj saj fitoi me uazari, ndërsa e kontrolloi gjithë luftën.

Me Giles, Distria tani ka katër fitore e një humbje.

Me të artën, Distria i fiton 1000 pikë në ranglistën botërore. Do të forcohet edhe më shumë në pozitën e parë në kategorinë deri 52 kg.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci