Të fundit

Detaje të reja rreth aksidentit në autostradë, i përfshirë edhe një autobus – ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Mleqan të Malishevës, në rrugën Prishtinë – Pejë.

Rastin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai është shprehur se në aksident kanë qenë të përfshirë një autobus dhe tri automjete udhëtarësh, si dhe kanë mbetur të lënduar pesë persona..

“Rreth orës 19:10 është raportuar aksident trafiku në fshatin Mleqan-Malishevë (rruga Prishtinë-Pejë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një autobus dhe tri automjete udhëtaresh. Përveç dëmeve materiale, deri më tani është raportuar për pesë persona të lënduar”, është shprehur ai.

 

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci