Të fundit

​Lirohen katër të dënuarit me 100 vjet burg për vrasjen e gazetarit Slavko Çuruvia

Gjykata e Apelit në Beograd rrëzoi vendimin e shkallës së parë me të cilin katër ish-anëtarë të Sigurimit të Shtetit të Serbisë u dënuan në fillim të dhjetorit 2021 me gjithsej 100 vjet burg për vrasjen e gazetarit Slavko Çuruvia. Të katër ata tani janë liruar nga të gjitha akuzat.

Procedura është zhvilluar ndaj Radomir Markoviq, Milan Radonjiq, Ratko Romiq dhe Miroslav Kurak, i cili është në arrati. Markoviq dhe Radonjiq u dënuan me nga 30 vjet burg me aktgjykim të shkallës së parë, ndërsa Romiq dhe Kurak me nga 20 vjet.

Sipas Apelit, pavarësisht “të gjitha provave, gjatë procedimit nuk u konstatua ekzistenca e një grupi të organizuar kriminal”. Gjithashtu, gjykata konsideron se “nuk është vërtetuar se kush, kur dhe ku”, siç thuhet në aktakuzë, ka marrë pjesë në krijimin e marrëveshjes dhe planit të mëparshëm për vrasjen e Çuruvia.

“Asnjë provë nuk është paraqitur në mbështetje të pretendimeve të prokurorisë, se një urdhër i tillë është dhënë nga një person i panjohur nga strukturat më të larta të pushtetit”, sipas Apelit.

Sllavko Çuruvija u vra para ndërtesës ku jetonte më 11 prill 1999, gjatë sulmeve ajrore të NATO-s ndaj caqeve serbe, por gjyqi për vrasjen filloi vetëm 16 vjet më vonë, në qershor 2015. Partnerja e tij, historiania Branka Prpa, ishte me Çuruvia në momentin e atentatit, e cila u plagos lehtë.

Në aktakuzë, prokuroria theksoi se vrasja është kryer “për motive të ulëta” me urdhër të personave të panjohur nga strukturat më të larta qeveritare, dhe motivi ka qenë dëshira për të kufizuar lirinë e medias dhe për të ruajtur pushtetin dhe autoritetin, gjë që Çuruvia hapur dhe publikisht e kishte kritikuar.

Mirjana Markoviq, gruaja e ish-kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq, u përmend publikisht se kishte porositur vrasjen, por asnjëherë zyrtarisht nuk u zbulua sfondi politik i vrasjes së Çuruvia.

Dhjetë ditë para vrasjes, Mirjana Markoviq, në një seancë të Drejtorisë së Majtës Jugosllave (JUL), akuzoi Çuruvia se “ka shkaktuar bombardimin e Jugosllavisë dhe tha se populli do ta gjykojë atë”.

Para vrasjes, gazeta serbe “Politika Ekspres” botoi një tekst me titull “Çuruvia takoi bombat”, dhe u lexua të njëjtën ditë në ditarin e Radio Televizionit të Serbisë.

Aty citohet Mirjana Markoviq duke thënë: “Tradhtia nuk ishte gjithmonë dhe pashmangshmërisht e drejtpërdrejtë dhe brutale…”

Në tekst po ashtu thuhet se “pronari i një gazete të përditshme të Beogradit i tha asaj se ai mbështet SHBA në dëshirën e tyre për të bombarduar Serbinë dhe se bombardimi i serbëve do t’iu jepte atyre leksion”. Në vazhdim të tekstit konstatohet fjala “sigurisht për Slavko Çuruvia”.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci