Të fundit

Gjenden “gabime” në dokumentacion e sfiduesit të Putinit

Komisioni Zgjedhor i Rusisë ka thënë se ka gjetur nënshkrime të njerëzve që nuk janë më, në mes të më shumë se 100,000 nënshkrimeve të paraqitura nga Boris Nadezhdin, sfiduesi i presidentit Vladimir Putin, për zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm.

Nadezhdini, që ka dalë publikisht kundër luftës, rrezikon të skualifikohet nga votimi që pritet të jetë i menaxhuar me kujdes ashtu që fitorja e Putinit të jetë e sigurt, ka raportuar The Guardian.

Edhe pse Nadezhdini nuk është skualifikuar ende, në konferencën e së premtes, komisioni qendror i zgjedhjeve tregoi se ai mund të hiqej në prag të votimit. Ai është thirrur të hënën në komision për shqyrtimin e “gabimeve” mes firmave të tij.

“Ka gabime (në nënshkrimet e Nadezhdinit) që shkaktojnë habi. Kur shohim dhjetëra e dhjetëra njerëz që nuk jetojnë në listën e nënshkrimeve, vihen në pyetje normat etike, duke përfshirë edhe ato nga mbledhësit e nënshkrimeve”, ka thënë Nikolai Bulayev, nënkryetari i agjencisë qeveritare shtetërore. “Në një farë mase, kandidati është i përfshirë drejtpërdrejt”.

Tatiana Stanovaya, themeluesja e firmës së analizës politike “R.Politik”, ka thënë se Nadezhdinit ndoshta i ishte lejuar të përpiqej – dhe dështonte – të mblidhte nënshkrime për të “treguar sa e pashpresë ishte agjenda kundër luftës”.

“Nadezhdin po dilte në sondazh me numër njëshifror dhe në rastin më të mirë mund të priste të fitonte 4% të votave të zgjedhjeve të përgjithshme. Putini ka të ngjarë të presë fitore dërrmuese për t’i dhënë atij mandatin e pestë në detyrë dhe mandat për të vazhduar luftën” ka thënë këtë javë qendra e pavarur “Levada”.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci