Të fundit

Shqipja surprizohet nga vëllai i saj

Shqipja është banorja e fundit e Big Brother VIP Kosova që është surprizuar në natën finale të këtij spektakli.

Ajo është takuar sërish me vëllain e saj, ndërsa ka marrë edhe një mesazh zanor nga nëna e saj.

“Gjithmonë e kam ditur që kam rritur një femër të fortë”, tha ndër të tjerash nëna e saj në mesazhin për Shqipen.

Ndërkaq për vëllain e saj, Shqipja ka pasur fjalët më të mira.

“Jo pse është vëllai im, por nëse kërkoni një mashkull në perfeksion, ja ku është! S’po ja fus kot, ia uroj çdo femre që të gjejë një mashkull si vëllai im, ose së paku t’i afrohet”, ka thënë Shqipja.

Kujtojmë se gjatë gjithë kohës, Shqipja ka qenë shumë e emocionuar dhe e përlotur.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci