Të fundit

Vdekje e dyshimtë në Skenderaj, i riu me probleme mendore vdes vetëm pesë minuta pasi mjekët i dhanë qetësues

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, ka njoftuar se të premtën rreth orës 07:00 në Skenderaj, një person ka kërkuar që ekipi mjekësor të shkojë në shtëpinë e tij, që t’i japin ndihmë mjekësore djalit të tij, masi ishte i sëmurë mental.

Në shtëpinë e tij kishin shkuar dy njësi policore bashkë me ekipin mjekësor, mirëpo dhoma ishte e mbyllur nga brenda.

Derisa policia dhe ekipi mjekësor kanë provuar të komunikojnë me të, ai nuk ka pranuar, dhe pasi ata janë larguar nga ai lokacion, rreth orës 09:40, në Stacion Policor është paraqitur prapë ankuesi pasi që sipas tij e kishte hapur derën ku qëndronte djali i tij dhe ka kërkuar që t’i dalin në ndihmë ekipi mjekësor

Të njëjtit kishin shkuar përsëri dhe i kanë dhënë qetësues personit në fjalë, të cilit pak minuta më vonë i është keqësuar gjendja në frymëmarrje dhe është dërguar në QKMF në Skenderaj, ku rreth orës 09:50, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij pas një sulmi kardiak.

“Në QKMF Skenderaj ka dalë patrulla policore dhe njësiti i hetimeve të stacionit dhe njësiti i hetimeve rajonale. Rreth orës 12:37 ekipi i mjekësisë ligjore e kanë marrë viktimën dhe e dërgojnë ne institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti nën hetime.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci