Dy persona kanë pësuar lëndime në Rahovec, derisa ishin duke punuar në ndërtimin e një shtëpie.
Ngjarja ka ndodhur të premten, në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, rreth orës 10:00.
Lëndimet ata i pësuan kur vinçi është shkëputur nga pllaka dhe ka rënë në tokë.
Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe inspektori i punës.