Të fundit

“Patriot i rrejshëm, terrorist”, shfaqen postera kundër Radoiçiqit në veri

Zëvendësministri për Komunitete për Kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, në rrjetin e tij social Facebook, ka publikuar disa foto nëpër rrugët në veri, ku janë vendosur postera kundër ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

“Çfarë mendojnë qytetarët për liderin bandit të Listës Serbe”, ka shkruar Radomiroviq teksa ka bashkangjitur posterat kundër Radoiçiqit.

Në postera, Radoiçiqi akuzohet SI “patriot i rrejshëm” e “terrorist”.

“Kush është Radoiçiqi? Patriot i rrejshëm I dyshuar për vrasje të shumta të serbëve në Kosovë. Pronar i një laboratori të drogës. Krimineli që abuzoi me rininë tonë për pasurim personal. Terrorist. Thuani JO organizatës terroriste (Listës Serbe)”, shkruhet në posterat e vendosur në komunat veriore.

Radoiçiqi kishte marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të vitit të kaluar.

Ai ishte arrestuar nga autoritetet serbe, por më pas u la i lirë dhe tanimë nuk është pjesë e Listës Serbe.

Video nga Paradoks

Dëshmia e Tomë Dodajt: Naim Murseli bleu armë, shtiu me një plumb për ta testuar para krimit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci