Të fundit

Zbulohet identiteti i të dashurës misterioze të Bleros

Mbrëmja finale e Big Brother VIP Kosova ka qenë e mbushur me emocione dhe surpriza.

Me një publik të shtuar dhe numër më të madh njerëzish, finalja e BBVK 2 ishte një spektakël i vërtetë.

Në studio të ftuar ishin edhe një pjesë e mirë e banorëve të eliminuar, të cilët janë dukur mjaft elegantë në mbrëmjen përmbyllëse të këtij edicioni.

I pranishëm ka qenë edhe këngëtari i njohur vendor, Blero Muharremi, i cili qëndroi për një kohë të gjatë në shtëpi, por dha dorëheqje me vetëdëshirë nga gara, duke vendosur shëndetin mendor në radhë të parë.

Ai ishte i shoqëruar nga e dashura e tij misterioze në finle, të cilën e ka mbajtur larg kamerave, por e ka përmendur shumë gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.

Telegrafi ka siguruar disa fotografi ekskluzive të bukuroshes në fjalë, e cila ia ka rrëmbyer zemrën këngëtarit të njohur tash e sa kohë.

Blero u përfol gjithashtu se në mbrëmjen pas spektaklit u përfshi në një sherr me sigurimin, shkak u i të dashurës, por që në një prononcim për “Prive”, ai tha se ka qenë thjesht një keqkuptim.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci