Të fundit

Prishtina e eliminon Gjilanin pas penalltive, vazhdon në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Prishtina është çerekfinalistja e radhës në Kupën e Kosovës në futboll.

Kryeqytetasit eliminuan Gjilanin në 1/8 e finales pas ekzekutimit të penalltive.

Koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën pa gola të shënuar, shkruan Gazeta Express.

Prishtina mbeti me një lojtar më pak në fushë prej minutës së 18-të, kur Kushtrim Gashi u ndëshkua me karton të kuq.

Gjilani më pas pati raste mjaft të mira shënimi, por nuk arriti ta gjente golin.

E në penallti, Prishtina fitoi lehtësisht 4:1, për t’u kualifikuar tutje.

E kalimin në çerekfinale e siguruan sot edhe Malisheva, Suhareka dhe Vjosa.

Malishevasit e mposhtën në udhëtim Feronikelin 74 me rezultat 1:3.

Me rezultat të njëjtë fitore shënoi edhe Suhareka, që e mposhti si vendas Prishtinën e Re.

Vjosa në “Sami Kelmendi” në Lipjan triumfoi 4:1 ndaj 2 Korrikut.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci